Lajm i hidhur: Vdes në moshë të re minatori i Trepçës

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka bërë të ditur se me dhimbje të madhe ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të minatorit dhe anëtarit të kësaj sindikate, Rexhep Pllana.

I ndjeri ishte pjesë e Ndërmarrjes Trepça – Flotacion Stan-Tërg, ku njihej për përkushtimin dhe punën e palodhshme në shërbim të sektorit minerar.

Sindikata ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Pllana, bashkëpunëtorët dhe të gjithë kolegët minatorë, duke e cilësuar këtë një humbje të madhe për komunitetin e tyre.

Lexo edhe:  Policia konfiskon mbi dy mijë e 600 euro false në Fushë Kosovë