Lajm i hidhur: Vdes në moshë të re, Besnik Hyseni, nga Mitrovica

Familja Hyseni nga Mitrovica ka marrë lajmin e rëndë për vdekjen e familjarit të tyre, Besnik Hyseni.

I ndjeri, i cili ishte pjesë e kompanisë “Kontaktori”, ka ndërruar jetë në Kazakistan, ku ishte duke punuar së fundmi, shkruan Jepi Zë.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Besnikut e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, duke njoftuar se për datën dhe orën e varrimit do të informojnë me kohë.

Lexo edhe:  Gjendet i vdekur personi i dyshuar për plagosjen e 2 grave në Fushë Kosovë