Lajm i hidhur: Vdes motra e Adem e Hamëz Jashari, Hava (Shaban) Jashari

Familja Jashari nga Prekazi dhe ajo Gashi nga Kryshevci i Skenderajt kanë marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjares së tyre.

Motra e Adem e Hamëz Jashari, dhe vajza e Shaban Jasharit ndërruar jetë, shkeuan Jepi zë.

Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i familjes legjendare, ish kryetari Bekim Jashari, përmes një postimi në rrjete sociale.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga
jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur,
HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot.

Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm.

Ceremonia mortore do të mbahet sot më 23.09.2024, në orën 16:30, në varrezat e fshatit Kryshevc-Skenderaj.

Do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona.

Lexo edhe:  Këta janë dy kosovarët që vdiqën në aksidentin tragjik në Kalimash