Lajm i hidhur: Vdes mitrovicasja dhe tifozja e zjarrtë e KB Trepçës

Familja Voca nga Mitrovica ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjares së tyre.

Merita Voca, mitrovicasja me aftësi të kufizuara fizike ka ndërruar jetë, shkruan Jepi zë.

E ndjera ishte edhe tifoze e zjarrtë e KB Trepçës e cila së bashku me shoqërinë e saj ka përcjellur çdo ndeshje.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë familjarët e të ndjerës përmes një postimi në rrjete sociale.

Vdekja e saj ka mërzitur familjarët e saj dhe të gjithë ata qé e njihinin Meritën./ Jepi zë

Lexo edhe:  Autori i masakrës në universitetin e Pragës nuk veproi i vetëm, u ndihmua nga e dashura e tij