Lajm i hidhur: Vdes mësimdhënësja dhe ish-deputetja nga Mitrovica, Remzije Nimani

Familja Mustafa dhe Nimani kanë marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjares së tyre.

Ish-mësimdhënësja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Remzije Nimani, ka ndërruar jetë, shkruan Jepi Zë.

E ndjera ishte një figurë e respektuar dhe e dashur në Mitrovicë. Për shumë vite, ajo ishte edhe aktiviste e LDK-së.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar miq,

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë por edhe me zemër të thyer, ju njoftojmë se sot më 03.01.2025 në orët e mbrëmjes në moshën 81 vjeçare,ndërroj jetë halla jonë e dashur Remzije Mustafa Nimani.
Ishte punëtore shumëvjeçare e arsimit,aktiviste e devotshme e LDK-se si dhe deputete e Parlamentit të Republikës së Kosovës. Ishte një grua që la pas një trashëgimi të dashurisë, bujarisë dhe karakterit të fortë.
Varrimi e të ndjerës bëhet nesër ditën e shtunë më 04.01.2025 në ora 14.06 (me ikindi) në varrezat e qytetit në Shipol.

Lexo edhe:  I moshuari përplaset fizikisht me një të ri në Prishtinë, shkak komunikacioni