Lajm i hidhur: Vdes ish ushtari i UÇK-së nga Mitrovica

 

Familja Shosholli nga Kçiqi i Mitrovicës ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.

Naser Shosholi, ish ushtar i UÇK-së ka ndërruar jetë, shkruan Jepi zë.

I ndjeri gjatë luftës ishte ndër ushtarët më të përgatitur dhe më kontributdhënës në këtë fshat duke organizuar bashkfshatarët e tij dhe duke mbrojtur popullatën që gjendej në atë teritor.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë faniljarët përmes një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Njoftim mortor

Miq, familjarë, bashkëluftëtarë të babit dhe bashkëvendas,

Ju njoftojmë që ka ndërruar jetë më i dashuri jonë, Naser Fekë Shosholli.

Varrimi i të ndjerit bëhet më datë 30.07.2024 në varrezat e vjetra në fshatin Kçiq i Madh, për kohën e varrimit ju njoftojmë me kohë.

Dhimbja me ndarjen fizike me më të dashurit tonë do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në magjistralen e Mitrovicës, 3 persona bëhen për Emergjencë