Lajm i hidhur: Vdes ish ushtari i UÇK-së dhe kryetari i bletarëve të Kosovës, Zymber Bajraktari

Zymber Bajraktari së bashku me familjen e tij ka jetuar në qytetin e Mitrovicës qysh nga paslufta.

Bajraktari njihej si njëri nga bletarët më të njohur dhe më profesionist duke u zgjedhur edhe si udhëheqës i lidhjes së tyre, shkruan Jepi zë.

Në luftë ishte pjesë e UÇK-së në zonën e Drenicës, ndërsa vinte nga fshati Klinë e Epërme. Lajmin për vdekjen e të ndjerit e kanë dhënë familjarët e tij.

Postimi i plotë:

NJOFTIM

Ka ndërruar jetë, pedagogu, luftëtari, çlirimtari,
Iku në amshim për të mos vdekur kurrë, njeriu i mirë e human, patrioti e atdhetari,

Na mërziti shumë Vëllau ynë, Prijësi, Legjendari,
Zymber BAJRAKTARI,

Jeta yte vëlla nuk ish veq një rrëfim: do aq kohë sa jetove pë të bërë një udhëpërshkrim!
Do të na mungosh shumë!

Lavdi Veprës Tënde, që do të na ndriqojë për jetë e mot!

Ngushëllime miqëve të shumtë të Zymberit anëkënd trojeve shqiptare, nxënësve të tij, bashkëluftëtarëve dhe farefisit të gjërë!

Qoftë i Parajsës Luftëtari i Lirisë!

Lexo edhe:  Kuvendi i jep epilog vendosjes së çmimeve tavan të produkteve esenciale