Lajm i hidhur: Vdes ish ushtari i UÇK-së dhe FSK-së nga Polaci i Skenderajt

Familja Koci nga fshati Polac ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.

Ish ushtari i UÇK-së nga Zona Operative e Drenicës ka ndërruar jetë, shkruan Jepi zë.

I ndjeri Imer Koci i njohur si Baci pas luftës kishte vazhduar shërbimin e tij në uniformë dhe në shërbim të qytetarëve.

Pjesëtari nga Polaci shërbeu edhe në FSK ku edhe pensionua nga uniforma ushtarake.

Një kohë kishte punuar edhe në sektroin privat ndërsa së fundmi kishte probleme shëndetësore..Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit për “Jepi zë”.

Lexo edhe:  Pacientët e Onkologjisë detyrohen të hyjnë në borxh, ilaçet i sigurojnë vet