Lajm i hidhur: Vdes ish-punonjës i KEK-ut nga Vushtrria
Bajram Sejdi Krasniqi, i lindur më 9 maj 1962 në fshatin Begaj të Vushtrrisë, ka ndërruar jetë më 1 nëntor 2024, në moshën 62-vjeçare.
Ai ishte një figurë e njohur dhe e respektuar tek kolegët, duke shërbyer për shumë vite si punonjës i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Gjatë karrierës së tij, Bajrami kontribuoi me përkushtim në zhvillimin e sektorit energjetik në vend, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në këtë fushë.
Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, në orën e ikindisë, në varrezat e fshatit Begaj në Vushtrri. Familjarët dhe miqtë e tij do t’i japin lamtumirën e fundit. Bajrami do të kujtohet gjithashtu për karakterin e tij të fortë dhe dashurinë që kishte për familjen dhe shoqërinë.