Lajm i hidhur: Vdes ish-profesori i gjuhës frënge nga Skenderaj

Ka ndërruar jetë ish-profesori i gjuhës frënge në Gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë, Idriz Mangjolli.

I ndjeri, një figurë e respektuar dhe e dashur për breza të tërë nxënësish, ishte ndër mësimdhënësit e paktë që ligjëronin gjuhën frënge në Mitrovicë, duke lënë një ndikim të thellë në zhvillimin arsimor tek shumë gjenerata, shkruan Jepi zë

Ai shquhej për pasionin dhe përkushtimin ndaj mësimdhënies, duke qenë një mësimdhënës i shquar për shumë breza nxënësish.

Profesori Mangjolli kishte punuar si mësimdhënës jo vetëm në Mitrovicë, por edhe në rajonin e Drenicës, dhe kishte dhënë kontribut të madh në arsim edhe para luftës.

Ai mbetet gjithmonë në kujtimet e atyre që patën mundësinë ta njihnin si mësues dhe si njeri me vlera të larta./ Jepi zë

Lexo edhe:  Këngëtari Labinot Rexha publikon foton e një serbi, pretendon se ai ia mori babain në luftë dhe ia torturoi