Lajm i hidhur: Vdes ish minatori më i vjetër nga gjenerata e tij në Trepçë
Gjithë jetën ia kushtoi minierës së Trepçës, ndërsa në moshën 91 vejçare ka vdekur ish minatori i Trepçës, Sahit Mehmet Gashi.
I ndjeri ishte minatori më i vjetër nga gjenerata e tij, ndërsa konsiderohet si pioneri i Trepçës, shkruan Jepi zë.
I lindur me 9 maj 1932 në Tunelin e Parë, ishte ndër minatorët që dhanë shumë kontribut për ngritjen e kompleksit xehetari-metalurgjik, Trepça.
Familjarët kanë treguar për “Jepi zë”, se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 14:15 në Tunelin s Parë.