Lajm i hidhur: Vdes ish komandanti i UÇK-së dhe gjenerali i FSK-së

Familja Ilazi dhe të gjithë ish-ushtarët e UÇK-së kanë marrë një lajmi të hidhur për humbjen e një figure të rëndësishme.

 

Imri Ilazi – Komandant Ferri ka ndërruar jetë, njofton “Jepi Zë”.

I ndjeri ishte një lider i guximshëm dhe i respektuar, komandant i UÇK-së gjatë luftës për çlirim, si dhe gjeneral i Forcës së Sigurisë së Kosovës pas formimit të saj.

Kontributi i tij në procesin e ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe përkushtimi ndaj atdheut e bënë atë një simbol të rezistencës dhe unitetit.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është pritur me trishtim nga bashkëluftëtarët, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjen dhe kanë theksuar vlerat e larta që përfaqësonte.

Figurën e tij si ish-komandant e kanë vlerësuar për liderësinë dhe vizionin e tij të jashtëzakonshëm, duke lënë një trashëgimi të çmuar në historinë e Kosovës.

Lexo edhe:  Policia “kap” katër hajna që po vjedhnin dru në mal