Lajm i hidhur: Vdes doktoresha e njohur e Psikiatrisë, Nazife Hulaj

Një humbje e madhe ka prekur komunitetin shëndetësor në Kosovë. Oda e Mjekëve ka njoftuar se është ndarë nga jeta doktoresha Nazife Hulaj.

Sipas njoftimit thuhet se doktoresha Hulaj ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vite me radhë në Klinikën e Psikiatrisë. Ajo ka ushtruar edhe funksionin e shefes së Urgjencës dhe Kujdesit Intensiv Psikiatrik dhe ishte anëtare aktive e Asociacionit të Psikiatërve të Kosovës.

“Dr. Nazife Hulaj përfundoi studimet për mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, Universitetin e Prishtinës, ndërsa spacializimin për psikiatër e përfundoi në vitin 2004 në Prishtinë. Dr. Hulaj punoi për vite me rradhë në Klinikën e psikiatrisë, ishte shefe e Urgjencës dhe Kujdesit Intensiv Psikiatrik, si dhe ishte anëtare e Asociacionit të Psikiatërve të Kosovës. Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo edhe:  Diaspora ka dërguar 1.2 miliardë euro në Kosovë deri në muajin tetor