Lajm i hidhur: Vdes babai i dëshmorit nga Drenica  

Ka vdekur Murat Gjokaj nga Tersteniku i Drenasit njëhërit babai i dëshmorit të kombit Fadil Gjokaj.

Lajmin për vdekjen e Muratit e ka dhënë për rajonin, bashkëluftetari e Fadilit përmes rrjetit social facebook.

Varrimi i të ndrjerit do të bëhet me 8.04 2023 në ora 14:00 në varrezat e laxhës Gjoka në Terstenik.

Postimi i plotë:

Ndrroi jetë njeriu që ja fali djalin lirisë së Kosovës – Adem Jasharit!
Sot në orët e paraditë së datës 7 prill ka ndrruar jetë Murat Ali Gjoka nga fshati Terstenik Babai i Heroit Fadil Gjoka. I frymëzuar në traditat kombëtare dhe nga tradita familjare ,ku familja kishte marr pjesë në luftën e Shaban Polluzhës, Murati do ta edukoj djalin e tij Fadilin në rrugën e lirisë. Çysh në vitin 1989 kur serbia suspendoi Autonomin e Kosovës ,kur filluan fillet e para të rezistencës dhe organizimit ushtarak Murati do t ja falë djalin e tij Adem Jasharit dhe Kosovës. Heroin e Kosovës Falil Gjoka. Të nderuar miç, shok, dashamirë ju njoftojmë që varrimi i të ndrjerit do të bëhet me 8.04 2023 në ora 14:00 në varrezat e laxhës Gjoka në Terstenik.

Lexo edhe:  Arratiset një 16 vjeçar nga burgu në Lipjan, Policia në kërkim të tij