Lajm i hidhur për deputetin Mërgim Lushtakun, i vdes një familjar
Familja e gruas së deputetit Mergim Lushtaku ka marrë lajmin e hidhur.
Sot ka ndërruar jetë “vjehrra” e tij, më saktësisht nëna e gruas së tij, shkruan Jepi zë.
Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë bashkëshortja e deputetit, Shehide Qerimaj Lushtaku, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Syri loton dhe zemra është pikëlluar, por ne themi vetëm atë që e kënaq Zotin tonë:
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!
Me dhimbje të madhe, njoftojmë të gjithë familjarët dhe miqtë se sot me datën 05.11.2023 ka ndërruar jetë e shtrenjta nëna ime.
Varrimi bëhet nesër me dt. 06.11.2023 në ora 14:00 në varrezat e fshatit Llaushë, në lagjen Qerimi.
O Allah, i Gjithëmëshirshëm dhe Mëshirëbërës, mëshiroje nënën time dhe na bashko në xhenetin Firdeus! Amin!