Lajm i hidhur nga Kamenica: Humb jetën 10-vjeçari Linor Bajrami
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Kamenicës, ku dje (05.10.2025) ka humbur jetën në një aksident trafiku 10-vjeçari Linor Bardhyl Bajrami.
Lajmi është konfirmuar nga familjarët e të miturit, të cilët kanë njoftuar se për kohën dhe datën e varrimit do të informojnë në ditët në vijim.
Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të thellë te familja, miqtë dhe bashkëqytetarët e Linorit, të cilët po e kujtojnë me pikëllim e mall.