Lajm i hidhur: Ndërron jetë historiani i njohur drenicas

Ka ndërruar jetë historiani i njohur drenicas, Ibrahim Çitaku.

Ai ishte një figurë e shquar në fushën e historisë, autor i disa librave të rëndësishëm, të cilët kanë kontribuar në pasurimin e dijes dhe kulturës tonë kombëtare, shkruan Jepi zë

Çitaku la pas një trashëgimi të vyer akademike dhe intelektuale, duke ndihmuar shumë breza me studimet e tij dhe pasionin për historinë.

Gjatë karrierës së tij, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në hulumtimin e ngjarjeve historike dhe ruajtjen e kujtesës kolektive të popullit shqiptar.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në fshatin e tij të lindjes, Çitak të Skenderajt, nga ora 15:00.

Lexo edhe:  Arrestohet një burrë nga Lipjani për keqpërdorim seksual të fëmijëve