Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Hysni Ferizi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Ferizi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili përmes një postimi ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe ka vlerësuar kontributin e Ferizit për atdheun.

“Njoftim për ndarje nga jeta dhe kujtim përjetë për nipin tonë, veteranin e UÇK-së, Hysni Ferizi. Sot, me dhembje të thellë dhe zemër të thyer, do t’i japim lamtumirën e fundit një njeriu të rrallë – nipit tonë të dashur, Hysni Ferizi – një jetë të tërë në shërbim të atdheut, një jetë për kauzën e shenjtë të lirisë së Kosovës”.

Lexo edhe:  Mjekët i thanë se s’mund të bëhej me fëmijë, i riu përjeton “mrekullinë” pasi shkoi në Qabe