Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta në moshë mjaft të re drenicaja, Shqipe Leku

Ka ndërruar jetë Shqipe Leku nga fshati Baicë e Drenasit.

Ajo u nda nga jeta në një moshë të re, duke lënë pas një boshllëk të madh në zemrat e familjarëve dhe miqve të saj, shkruan Jepi zë

Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër në fshatin Korishë, ku të gjithë ata që e njohën dhe e donin do të kenë mundësinë ta nderojnë kujtimin e saj.

Postimi i plotë

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, familjarët e Shqipe Leku Rexhës kanë njoftuar për ndarjen e saj nga jeta. Shqipe Leku Rexha ishte një motër e dashur dhe e respektuar, e cila do të kujtohet gjithmonë në zemrat e të afërmve dhe miqve të saj.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 2 nëntor 2024, në ora 12:00, në fshatin Korishë.

Familjarët dhe miqtë e të ndjerës do të kujtojnë gjithmonë me dashuri dhe respekt kujtimin e saj

Lexo edhe:  Shtrenjtohet gruri edhe në Shqipëri, çmimi më i lartë në 30 vitet e fundit!