Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
I ndjeri ishte pjesëmarrës i luftës çlirimtare kundër okupatorit serb dhe ishte plagosur gjatë betejës heroike të Koshares.
Që nga fëmijëria, Ekrem Thaçi njihej për guximin, përkushtimin dhe dashurinë e madhe ndaj atdheut.
Edhe pse pas luftës kishte mbetur në karrocë si pasojë e plagëve të marra, ai nuk mungoi asnjëherë në përkujtimet dhe aktivitetet kushtuar bashkëluftëtarëve të tij, duke dëshmuar vazhdimisht shpirtin e tij të pathyeshëm.