Lajm i hidhur: Ky është personi nga Shipoli që e zuri eskavatori në gurëthyes

Një ngjarje të rëndë ka ndodhur pak ore me parë te një gurthyes në fshatin Qirez të të Skenderajt.

66 vjeçari nga Shipoli i Mitrovicës ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti, pasi që dyshohet se e ka zënë ekskavatori.

I njohur si Veseli i Llaushës merrej me shit-blerje të zhavorit

Rastin e ka konfirmuar edhe zyra informimit të policisë për regjionin e Mitrovicës.

“Bazuar në informatat fillestare, sot rreth orës 13:43, është raportuar se në një vendpunishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani per tani të pa sqaruara ka humbur jetën, viktima mashkull i moshes madhore! Njësitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes!”.

Lexo edhe:  Zhvillime para “Orenda”-s në Pejë, pronari kërcënohet nga familjari i infermieres, ndërhyn policia