Lajm i hidhur: Kjo është gruaja nga Mitrovica që u gjet pa shenja jete në banesë

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar dje në lagjen “Fan Noli” në Mitrovicë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Viktima është identifikuar si Kumrije Avdiu, rreth 56-vjeçare, e cila jetonte e vetme.


Rasti është zbuluar pasi shoqja e saj ka alarmuar Policinë, duke raportuar se e ndjera nuk po i përgjigjej thirrjeve të saj telefonike. Pas njoftimit, njësitë policore bashkë me zjarrfikësit kanë ndërhyrë në banesë duke thyer derën, ku më pas është gjetur trupi i pajetë i gruas.

 

Fillimisht, në konsultim me prokurorin kujdestar, nuk është iniciuar rast penal dhe trupi i të ndjerës i është dorëzuar familjes mirëpk më vonë, vëllai i saj është paraqitur në stacionin policor dhe ka kërkuar që trupi të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Lexo edhe:  I arrestuari për plagosjen në Shtërpcë, është djalë dëshmori