Lajm i fundit: Sërish aksident në udhëkqyrin e famshëm në “Rrugën e Ulqinit”, lëndohet motoçiklisti

Udhëkryqi, i cili e lidh Zhabarin me Shipolin në Mitrovicë, përkatësisht te “Rruga e Ulqinit”, ka marrë epitetin e udhëkryqit të aksidenteve.

Në këtë udhëkryq ndodhin më së shumti aksidente në Mitrovicë, shkruan Jepi zë.

Sot ka ndodhur aksidenti i radhës, në mes një veture dhe një veture dhe një motoçiklete, vozitësi i së cilës ka mbetur i lënduar.

Ndryshe, janë dhënë propozime që në këtë hapësirë të vendosen semaforë ose të ndërtohet një rrethrrotullim, me qëllim të shmangies së aksidenteve.

Lexo edhe:  Vidhet një traktor në Podujevë