Lajm i dhimbshëm: Vdes tragjikisht në moshën 28-vjeçare Erik Ferati

Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur rajonin, ku ka humbur jetën i riu 28-vjeçar, Erik Ferati. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Duhel–Carralevë, pas një përplasjeje të fuqishme ndërmjet automjetit me të cilin ai po udhëtonte dhe një autobusi.

Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Lajmi i hidhur për vdekjen e tij ka shkaktuar dhimbje të thellë te familja, miqtë dhe komuniteti ku ai njihej si një djalë i dashur dhe plot jetë.

Familja Ferati po përjeton ditë zie, ndërsa shumë qytetarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta për humbjen e parakohshme të Erikut.

Lexo edhe:  Kjo është familja që u kap me hajnat në Prishtinë – E zë sherri me Policinë, u sekuestrohen arsenal armësh e municioni