Ky është zyrtari i SHKK-së i arrestuar për ryshfet, kërkoi 2,500 euro për falje të dënimit

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë, ka arrestuar të premten një zyrtar të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, nën dyshimet për marrje ryshfeti, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari, sipas informacioneve të para, ka kërkuar të holla nga një i dënuar, duke pretenduar se mund të ndikojë në faljen e dënimit që i ka mbetur.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për Shkelqim Hotin, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Hoti po dyshohet se si shpërblim pëe t’ia mundesuar të dënuarit ‘faljen e një pjesës të mbetur të dënimit’, si shpërblim i ka kërkuar 2500 euro. I dyshuari gjysmën e kësaj shume e kishte kërkuar tani dhe gjysmën tjetër ‘kur të përfundon punën’.”, ka njoftuar Policia.

Lidhur me këtë rast, duke zbatuar masat e fshehta të hetimit, Policia  mbrëmjen e djeshme, në parkingun e një pike të derivateve në Mitrovicë, ka ndalur një veturë dhe gjatë kontrollit (nën ulëse, në një sirtar të vogël) ka gjetur 1300 euro të cilat ishin të shënjestruara për hetimin e fshehtë.

​I dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘marrja e ryshfetit’, ai është intervistuar në prani të avokatit të tij dhe më pas, me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të moa provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  E rëndë: Dërgohet pa shenja jete një person në QKUK, Policia nis hetimet