Ky është viktima që vdiq në QKUK 3 javë pasi u godit nga vetura
Policia e Kosovës, ka njoftuar se personi i cili po trajtohej në QKUK, si pasojë e goditjes nga një veturë, ka ndërruar jetë në orët e para të së hënës.
Policia ka njoftuar se viktima ka vdekur rreth orës 01:15.
“Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK , më datë 05.06.2023 rreth orës 01:15 , ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Ahmet Ahmeti, i lindur në vitin 1947.
I ndjeri ishte goditur nga një veturë derisa po ecte në rrugë, në fshatin Lloshkobare të Ferizajt.