Ky është Uesli Klark që mban emrin e gjeneralit të NATO-s dhe është fans i Trepçës

Në prag të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, një shtetas i Shqipërisë, vendosi që nipin e tij ta quajë Uesli Klark, në shenjë nderimi për sakrificën e gjeneralit amerikan në çlirimin e Kosovës.

Uesli Klark Morina i cili tani është 16 vjeçar, shprehet krenar për emrin që mbanë, për çka thotë gjenerali i pensionuar amerikan Klark pati një rol kyç në çlirimin e Kosovës.

“Historia e vendosjes së emrit tim nisi që në vitin 2008 kur unë kam lindur. Unë kam lindur me 21 janar të vitit 2008 dhe daja im ka vendosur të më vë emrin e Uesli Klark, gjenerali që ka çliruar Kosovën. Një gjeneral i cili ka bërë një punë goxha të madhe dhe ka qenë një ndër kontributi më kryesor që Kosova është kjo që është sot”, thotë Morina.

Përveç kësaj, Uesli Klark Morina shpreson që këtë emër ta lartësojë me vepra të mira në të ardhmen.

Në një intervistë për KosovaPress, Klarku i ri thotë se ka persona që nuk e kanë njohur këtë emër, porse me të lexuar për të, janë mahnitur për kontributin e tij dhënë për Kosovën.

“Në fakt ka disa persona që nuk e kanë njohur këtë emër. Por, kur e kanë njohur janë mahnitur nga Uesli Klark origjinal, se unë jam Uesli Klark junior. Wesley Clark origjinal për punën e tij, për burrërinë e tij, për gjithë punën e kryer gjatë luftës në Kosovë”, potencon Morina.

Lexo edhe:  Kërcët stupci në këtë fshat të Skenderajt, e rrahin edhe zyrtari policor qe ndërhyri