Ky është tifozi nga Skenderaj që arriti të hyjë në fushë dhe t’i përshëndes lojtarët e Kombëtares

Gjatë ndeshjes Shqipëri – Itali, loja u ndal për disa minuta, për shkak që brenda fushës u fut një tifoz.

Sigurimi arriti ta kapë në mes të fushës duke e rikthyer në pjesën e tifozëve.

Tifozi që hyri në fushën e lojës është Sami Rexhepi nga Skenderaj.

Ai jeton që një kohë ne Dusseldorf të Gjermanisë.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihni momentin kur tifozi ndërpreu ndeshjen duke hyrë brenda fushës dhe arriti t’i përshëndes disa nga lojtarët e kombëtares.

Tifozi që mori vëmendjen sonte ka treguar për Insajderin arsyen që e shtyu për ta bërë këtë veprim.

”Kam vënë bast me djalin tim. Kjo ka qenë arsyeja”, ka thënë tifozi Rexhepi.

Ai po ashtu ka treguar se ndaj tij janë marrë masa pas hyrjës në fushë. Është penalizuar për këtë veprim. I është ndaluar futja në stadiumet gjermane në të ardhmën.

Lexo edhe:  “Lugati” “rikthehet” në Big Brother VIP Kosova