Ky është sipërmarrësi të cilit iu sekuestruan asete në vlerë 2 mln euro

Mbi njëzet banesa, lokale afariste dhe depo i janë sekuestruar afaristit Shefqet Cakolli.

Cakollit, të arrestuar në shtator të vitit të kaluar nën dyshimin për shpëlarje parash, i janë sekustruar pasuri në vlerë dy milionë euro.

Urdhrin e ka lëshuar të hënën Gjykata Themelore në Prishtinë, bazuar në një kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, tha Prokuroria përmes një njoftimi për media.

Rasti është i koduar me emrin “Mati”

Lexo edhe:  Tha se ia dha fansi, dalin pamje që vërtetojnë se Rita e mori vetë në dorë flamurin serb