Ky është sigurimi i spitalit që sulmoi gazetaren dhe kameramanin e Nacionales
Një sulm i paprecedent ka ndodhur sot ndaj ekipit të Gazetës Nacionale, te Spitali i Gjakovës.
Gazetarja dhe kameramani u sulmuan verbalisht dhe fizikisht nga punëtori i sigurimit, i cili tashmë është arrestuar.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se sigurimi që përfundoi në pranga është 𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐉𝐚𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭𝐢, 𝟑𝟕-𝐯𝐣𝐞ç𝐚𝐫, i cili ndodhet nën masën e ndalimit policor.
Përveç dy veprave, “Sulm” dhe “Lëndim trupor”, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ai do të hetohet edhe për “Kanosje”.