Ky është shoferi që u kap me Policinë në Prishtinë pasi iu konfiskua vetura – voziste i dehur
Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze që eskaloi edhe në sulme duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.
Ndër motivet më të shpeshta janë pakënaqësitë e shoferëve për shqiptimin e gjobave pas thyerjes së rregullave në trafik, raporton Gazeta Sinjali
Për rastin që ndodhi së fundmi në kryeqytet, Policia arrestoi një person, i cili përfundoi në ndalim policor.
I dyshuari qe po voziste në gjendje të dehur, ka kërcënuar, fyer e madje edhe është kapur me policët, pasi vendosën t’ia konfiskojnë veturën dhe patentë shoferin.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi i dyshuar është Milan Miric, rreth 30-vjeçar.
I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku pas përfundimit të procedurave, Prokurori ka urdhëruar që i njëjti të dërgohet në mbajtje.
Me vendim të tij, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për kryerjen e veprës penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.