Ky është shoferi që kërcënoi dhe sulmoi policin në Pejë, i dehur shkaktoi aksident
Gazeta Sinjali raportoi sot për një incident që ka ndodhur të dielën në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë, ku një 22-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se kërcënoi dhe sulmoi një zyrtar policor. Rastit fillimisht i parapriu një aksident që i dyshuari kishte shkaktuar, për çka edhe përfundoi në Polici.
I dyshuari tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor dhe Sinjali ka mësuar identitetin e tij,
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë Hakija Kasumovic, i cili u fut në sherr me Policinë, mëngjesin e djeshëm, pasi shkaktoi vetaksident teksa ishte nën ndikimin e alkoolit.
Pas intervenimit të Policisë, shoferi i dyshuar u shoqërua në stacion, por aty zyrtarët policorë hasën në rezistencë, pasi fillimisht i dyshuari nuk i lejoi t’i bëhet alkotesti.
Për të mos mbaruar me kaq, i dyshuari edhe e ka kërcënuar e sulmuar një zyrtar policor, duke i shkaktuar lëndime, për çka i detyroi ata për ta vënë situatën nën kontroll.