Ky është punëtori nga Skenderaj qe humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e tij të punës në Fushë Kosovë.

Mësohet se viktima është 64-vjeçari, Bislim Brahimi, nga qyteti i Skenderajt.

Brahimi derisa ishte duke punuar në një objekt, ka marrë lëndime të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi është lënduar gjatë kryerjes së punimeve të objektit “BNT” në Bresje të Fushë Kosovës.

Në vendin e ngjarjes, kanë reaguar Njësitet e Policisë si dhe Ambulanca.

Ndërsa, mjeku kujdestar pas intervenimit ka konstatuar vdekjen e personit.

Edhe pse rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti punëtorët.

Lexo edhe:  KEDS: Për shkak të reshjeve dhe erërave të fuqishme ka prishje të rrjetit