Ky është polici i arrestuar për aksidentin me fatalitet në Fushë Kosovë
Hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin për “rrezikim të trafikut publik”.
Polici i arrestuar dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin që ndodhi mbrëmë në Fushë Kosovë, ku për pasojë humbi jetën një 33 vjeçar.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari për këtë rast është: Tarik Kurgas.
Ky i fundit është nga Vitomirica e Pejës, dhe është biri i një polici, i cili po ashtu shërben në Policinë e Kosovës.
Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar IPK, e cila ka njoftuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“IPK është informuar nga Policia e Kosovës për një aksident me lëndime të rënda trupore në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim.
“Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se shkaktar i aksidentit është zyrtari policor i cili është arrestuar sot në orët e mbrëmjes me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik””.