Ky është personi që vodhi 500 euro në arkën e xhamisë në Drenicë

Xhamia e fshatit Kisharekë në Komunën e Drenasit, është vjedhur nga një person. Konkretisht është vjedhur arka bamirëse, si dhe është dëmtuar dera hyrëse.

Faqja në Facebook e xhamisë në fjalë, ka publikuar pamje, ku shihet një person brenda xhamisë, tek sa duket se po përgatiste terrnin për ta kryer aktin.

NJOFTIM!

Me keqardhje ju njoftojmë se me datë 12.05.2023 në orët e herëshme të mëngjesit ka ndodhur një vjedhje në xhaminë e fshatit tonë, ku si pasoj është dëmtuar dera e hyrjes së xhamisë dhe është vjedhur arka e bamirësis nga një person ku për të cilin xhamia posedon video dhe foto të përsonit në fjalë.

Imami i xhamis për këtë rast ka lajmëruar organet e rendit të cilat janë duke u marrur me rastin në fjalë.

Një vepër e tillë nuk është njerëzore dhe shpresojmë që organet e rendit ta zbardhin këtë rast dhe raste të tilla mos të ndodhin asnjëherë.

Ja disa nga videot, të plota për rastin do të postohen më vonë.

Lexo edhe:  Apeli e kthen në rigjykim rastin e Shaban Gogajt