Ky është personi që vdiq në aksidentin në Prugovc
Një person ka vdekur si pasojë e aksidentit që ndodhi sot rreth orës 13:30 në Prugovc.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është M.Behrami.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Indeksonline ka konfirmuar rastin.
“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Prugovc, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emërgjencën e QKUK-së. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.