Ky është personi që u plagos sot në Prishtinë, dyshohet se e qëlloi veten me armë

Një person është plagosur në Prishtinë, pasi janë shkrepur armët.

Sipas dyshimeve të para një person dyshohet se ka qëlluar veten në këmbë me kallashnikov në garazhin e shtëpisë së tij.

Siç mëson Gazeta Sinjali, i plagosuri është Julian Bisao shtetas rumun dhe është plagosur në objektin ku ai banon.

Policia dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

Lexo edhe:  Ndërroi jetë në moshën 76-vjeçe, Rexhep Rexhepi - burri që iu mbijetoi 24 plagëve të luftës