Ky është personi që u plagos sonte në Prishtinë, njihet me nofkën ‘Canki’

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku një person është plagosur dy herë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se personi që u qëllua me armë zjarri është Veton Gashi – i njohur si ‘Canki’.

‘Canki’ u plagos dy herë nga i dyshuari dhe akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë përkatëse të Policisë, ku po kryhen ekzaminimet e nevojshme.

Lexo edhe:  Pamje: Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, një person shihet i shtrirë në tokë