Ky është personi që u gjet pa shenja jete në parkun e Pejës

Një person është gjetur pa shenja jete sot në parkun Karagaq të Pejës. Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Fahri Shala.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se pritet të bëhet tërheqja e trupit të pajetë nga mjekësia ligjore dhe më pas të lëshohet urdhri për autopsi.

“Në parkun Karagaq të Pejës një person është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes janë njësitet relevante policore dhe prokurorja e krimeve të rënda. Pritet që të bëhet tërheqja e trupit të pajetë nga mjekësia ligjore dhe të lëshohet urdhri për autopsi”, tha ai.

Lexo edhe:  Qytetari nga Skenderaj: Gjykata Speciale e ka bo bërllok krejt