Ky është personi që u gjet i vdekur në veturën e tij afër Istogut  

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Çerkolez të Istogut, ku një person është gjetur i vdekur brenda një veture.

Policia e Kosovës ka marrë njoftimin rreth orës 16:00 për një automjet të dyshimtë, në të cilin ndodhej një person që nuk jepte shenja jete.

Mediat raportojnë se viktima është 41 vjeçari Përparim Mula.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Insajderin se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Një mjek ka konstatuar vdekjen e personit”, tha Gashi, duke shtuar se për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë kompetente, të cilat po merren me hetimin e plotë të rastit.

Lexo edhe:  “E shihja lajmin në portale dhe nuk mund të besoja” – flet djali i gruas që u vra dje në Vushtrri