Ky është personi që u arrestua pasi dyshohet se theri me thikë një person në Prizren
02 press pak më parë raportoi për arrestimin e një qytetari në qytetin e Prizrenit, i cili dyshohet se ka therur me thikë një person. Ai u arrestua mbrëmë pasi fillimisht ishte arratisur nga vendi i ngjarjes.
Sinjali mëson nga burimet e veta brenda Prokurorisë se personi i arrestuar është Pashtrik Krusha.
Krusha dyshohet se brenda hapësirave të një lokali në Prizren, pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë një person, i cili si pasojë e plagëve është dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor.
Ndryshe rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, Faton Alija, i cili tha se i dyshuari ishte identifikuar menjëherë pasi ka ndodhur rasti, por që mbrëmë është arritur që të arrestohet.
Me urdhër të prokurorit, Krusha është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.