Ky është personi që ia vuri flakën njehsorëve të rrymës në një banesë në Fushë Kosovë

Një person, për motive akoma të panjohura, ia ka vënë flakën njehsorëve të rrymës në një objekt banesor në Fushë Kosovë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

I dyshuari është arrestuar tashmë nga Policia

Sinjali mëson se personi që i arrestuar për këtë rast është Shkelzim Jashari, 23-vjeçar.

Lajmin u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rreth orës 00:30 në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, është raportuar një zjarr në njehsorët e rrymës elektrike të një objekti. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ka identifikuar një person të dyshuar, dhe të njëjtin me rekomandimin e prokurorit të shtetit e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh”.

Lexo edhe:  E rëndë në Podujevë: Nëna e rrah vajzën 14-vjeçare dhe nuk e pranon në shtëpi