Ky është personi që i shkoi te shtëpia policit në Vushtrri, arrestohet nga Policia

Dje u raportua për një rast që ka ndodhur në fshatin Vernicë në Vushtrri, ku një person dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor që ishte jashtë detyrës zyrtare.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i dyshuari është Remzi Hasani, 63-vjeçar.

Hasani dyshohet se në shenjë revolte për një rast të iniciuar më parë, ka shkuar te shtëpia e policit dhe të njëjtin e ka kërcënuar.

Zyrtari policor ka denoncuar rastin dhe si rezultat i kësaj, 62-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

Lexo edhe:  Vdes në moshën 81-vjeçare gazetari Idriz Ulaj