Ky është personi që gjuajti me armë në drejtim të një shtëpie në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Një incident ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, e ku cak ishte shtëpia e një personi, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari, pas një mosmarrëveshje me një tjetër, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës por që nuk ka pasur pasoja në njerëz, teksa ai është identifikuar dhe arrestuar nga Policia.

Sinjali mëson se personi që dyshohet se shtiu me armë është Rexhep Pacolli.

Të dyshuarit gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë, dy karikatorë dhe katër pako me nga 50 copë fishekë (200 fishekë).

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në afërsi të Lipjanit, përfshihen tri vetura