Ky është personi që dyshohet se vodhi veturën e ministrit Aliu
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se i dyshuari për vjedhjen e veturës zyrtare të ministrit Liburn Aliu është një 43-vjeçar me inicialet B.S. nga Obiliqi.
Sipas policisë, 43-vjeçari është arrestuar për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
“Gjatë verifikimit ka rezultuar se automjeti që drejtonte 43-vjeçari, ishte i vjedhur në Kosovë dhe ishte në pronësi të një institucioni shtetëror”, thuhet në komunikatën për media.
Rasti i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Tropojë për veprime të mëtejshme.