Ky është personi që dyshohet se u ekzekutua me kallashnikov në Prishtinë

Sonte ka ndodhur një vrasje te ‘Rruga C’ në Prishtinë, ku një person është privuar nga jeta, duke u qëlluar me kallashnikov. Viktima nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve dhe ka vdekur, ndërsa të dyshuarit kanë arritur të ikin.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se në bazë të verifikimeve që janë bërë në kufi, me veturën që u gjet në vendin ku ndodhi vrasja te Rruga C në Prishtinë, e ka kaluar kufirin personi Driton Tusha.

Ndonëse nuk është konfirmuar me ndonjë mjet identifikimi, organet e ndjekjes kanë ngritur dyshime se personi i vrarë është Driton Tusha.

Megjithatë, akoma po punohet intensivisht për konfirmimin e identitetit të viktimës së ekzekutuar si në filma.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka intervenuar në vendin e ngjarjes dhe më pas trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa vetura e personave të përfshirë në këtë rast, u gjet e djegur jo shumë larg vendit ku ndodhi vrasja.

Sinjali mëson se në automjetin që të dyshuarit ia vënë flakën për t’i zhdukur gjurmët, zyrtarët policorë kanë gjetur dy kallashnikovë, armë këto të cilat dyshohen se janë përdorur për vrasjen e viktimës.

Lexo edhe:  I moshuari fyen e kërcënon bashkëshorten e tij, 69-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë