Ky është personi që dyshohet se sulmoi tre zyrtarët policorë në Prizren

02 Press ka raportuar pak më parë për sulmin fizik ndaj tre zyrtarëve policorë të Policisë Rajonale në Prizren. I dyshuari i ka sulmuar policët pasi shkuan të intervenojnë në një rast të dhunës në familje.

Sinjali mëson se personi i dyshuar është Kushtrim Buduri, 32-vjeçar, i cili tashmë është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.


Kushtrim Buduri

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se posa patrulla policore ka arritur në vendin e ngjarjes, i dyshuari i ka sulmuar tre policët derisa kanë qenë në veturë. Për të mos mbaruar me kaq, i njëjti ua ka dëmtuar edhe automjetin zyrtar dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Sinjali mëson se si pasojë e sulmit policët kanë pësuar lëndime trupore, për çka kanë marrë trajtim mjekësor në spital.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i Hetimeve, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë iniciuar rastet për veprën penale “Vrasje në tentativë’’ dhe “Dëmtim i pronës’’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Djali i Kolë Berishës konfirmon se babai i tij u burgos dhe torturua nga njeriu i afërt i ministres Albulena Haxhiu