Ky është personi që dyshohet se sulmoi seksualisht familjaren me probleme mendore

Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Një rast i tillë është raportuar dje në Policinë Rajonale në Mitrovicë të Veriut, për çka Sinjali raportoi mbrëmë.

Këtë herë, viktimë është një vajzë e moshës rreth 27-vjeçare, me probleme mendore, e cila dyshohet se është sulmuar seksualisht.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar është Dalibor Sekulic, ndaj të cilit akoma s’dihet nëse është lëshuar urdhri për ndalim policor.

Rastin e ka raportuar nëna e vajzës, e cila ka dhënë detaje të tmerrshme – duke e zbuluar se personi i dyshuar është familjar i tyre.

Si rezultat i denoncimit, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale ‘Sulmi seksual

Lexo edhe:  “U shku me vra ….”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan