Ky është pacienti i Entit Special në Shtime që u gjet pa shenja jete
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Entin Special në Shtime, ku një pacient dyshohet se ka vdekur dhe ende s’dihen shkaktarët.
Burime te Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Nenad Sharac.
sipas burimeve nga Emergjenca, vdekja e 58-vjeçarit është konstatuar nga mjeku kujdestar në këtë qendër, ku i ndjeri ishte dërguar pa shenja jete.
Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende, prandaj me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si ‘Hetim mbi vdekjen’.