Ky është numri i serbëve që ndërruan targat në RKS
Shtyrje të re nuk ka, derisa afati për konvertimin e targave është në fund të skadencës.
Krerët e shtetit refuzuan kërkesën për ndërrimin e datës deri kur mund të konvertohen targat ilegale serbe në ato RKS e që është 31 tetori.
Megjithëkëtë, vendimi i presidentes Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti nga serbët po shihet si gabim trashanik.
Nenad Rashiq, kryetar i PPD-së, tha se e konsideron si gabim të madh jo vetëm të nivelit lokal, por që do të ketë pasoja edhe në pozicion ndërkombëtar.
Rashiq tha se serbët nuk po i ndërrojnë targat, sepse nuk i njohin institucionet e Kosovës si të tyre.
Në fakt, vetëm 18 sosh morën guximin që tabelat ilegale t’i kthejnë në legale. Këto shifra i dha Ardita Ademi-Istrefi nga Qendra për Regjistrim të Automjeteve në Mitrovicë të Veriut.